Mbi Librin “Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve” – Përkthyer nga Albert Gjoka e Frida Vokopola

Johann Thunmann - “Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve” (1774)
Johann Thunmann – “Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve” (1774)

Mbi Librin “Historia dhe gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”

Përkthyer nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola

Mbas publikimit të librit “Gjuha e Albanëve ose e Shkiptarëve” e Joseph Ritter von Xylander-it, i vitit 1835, një përkthim nga gjuha e vjetër gotike, që u paraqit për herë të parë në panairin e librit, në Tiranë 2017, dhe që u promovua në Akademinë e Shkencave, në shkurt të këtij viti, si dhe publikimit po këtë vit të një përkthimi tjetër nga italishtja e vjetër “Skanderbeg, Princi i Epirit”, i vitit 1544 me autor Paolo Jovio e botues Bernardino de Bindoni, libër ky i marrë nga arkiva e Venedikut, këto ditë u publikua dhe doli në libraritë e Tiranës dhe në disa qytete të tjera, edhe përkthimi nga gjuha gotike e historianit suedez, Johann Thunmann, një botim i vitit 1774.
Libri do të prezantohet edhe në Panairin e vitit 2018, në Tiranë.
Historiani suedez shkruajti historinë e popujve europianë në dy volume, e ku në pjesën e dytë të volumit të dytë, ai trajtoi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve. Përveç kësaj ai jep edhe një fjalor në katër gjuhë: latinisht, shqip, vllahisht dhe në greqishte të re.
Paolo Jovio - “Skanderbeg, Princi i Epirit”, (1544)
Paolo Jovio – “Skanderbeg, Princi i Epirit”, (1544)
Autori shkoi vetë në Shqipërinë e Jugut, ku nga njerëzit më të kulturuar të zonës, mori të dhëna të shumta mbi të dy popujt. Për përshkrimin e historisë së tyre ai gjithashtu mori të dhëna nga libra të autorëve të vjetër, duke na dhënë në mënyrë kronologjike gjithë historinë e tyre, ku atë të shqiptarëve e fillon rreth 650 vjet para Krishtit, deri në periudhën e Skënderbeut. Përshkrimi i tij është i një interesi të madh historik. Ai flet mbi albanët apo shqiptarët nga Mali i Zi deri në More, të cilët autorët grekë i quajnë Ilirë. Po ashtu ai përshkruan edhe historinë e Vllehëve, ku kjo pjesë është e pasuruar edhe me dokumente të tjera, në fund të librit. Janë përforcuar disa nga të dhënat e autorit me shkrimet të autorëve të huaj, paraqitur edhe me dokumente origjinale. Autori e përfundon përshkrimin e historisë së shqiptarëve me këto fjalë: “Unë doja të bëja të njohur gjatë gjithë rrjedhës së kohës një popull, i cili i takon banorëve më të vjetër të Europës, dhe që u ka rezistuar dyndjeve të shumta të grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, francezëve, italianëve dhe turqve…”
Paolo Jovio - “Skanderbeg, Princi i Epirit”, (1544)
Paolo Jovio – “Skanderbeg, Princi i Epirit”, (1544)
 
 
 
About Jozef Radi 15 Articles
Jozef Radi Lindi 16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve” Per me teper vizitoni : http://www.radiandradi.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.