
Ne Bashkine e Ankones, rreth problemeve te Arsimit
Me 12 shkurt 2021, në Bashkinë e Anconës, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të Bashkisë, Përfaqësuesve të Sektorit të Arsimit, përfaqësuesve të shoqatave të emigrantëve (bangladeshase, perujane dhe shqiptare) si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, rreth problemeve që po kalon sistemi shkollor në periudhën e pandemisë, dhe në mënyrë të veçantë shkolla “Podesti” në qytetin e Ankonës, prej së cilës vetëm muajt e fundit janë larguar thuajse 30 nxënës, dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë sjellje, dhe mungesë informacioni për drejtorinë e shkollës dhe Presidenten S. Tarini. Edhe pse i organizuar një pjesë drejtpërdrejtë dhe një pjesë në online, të gjithë të pranishmit dhe të ftuarit e trajtuan me përgjegjësi këtë problem dhe ndër të tjera u dëshmua se shkolla e sotme s’është më shkolla e 30 viteve të shkura, se multikulturalizmi është pjesë thelbësore e saj, dhe se të huajt krahas integrimit dhe frekuentimit të këtyre shkollave, kanë sjellë edhe problemet e shkujdesjes, shpërfilljes dhe së fundi edhe abandonimin e saj pa asnjë lloj komunikimi,duke dëshmuar një mungesë të thellë sensi përgjegjësie në këtë drejtim.

Të gjithë folësit e trajtuan me shqetësim problemin, hodhën mjaft të dobishme dhe morën edhe barrën e përgjegjsive përballë kësaj situate, që në të arthmen të merren masa efikase për ndryshimin e këtij realitetiti të trishtë, e cili së bashku me pandeminë, e ka futur në një krizë të thellë shkollën.
Mes të tjerëve diskutoi edhe komuniteti shqiptar, i përfaqëusar nga Shoqata Aquila e qytetit të Ankonës, të cilët shprehu jo vetëm, shqetësimin për këtë gjendje, por dëshmuan se komuniteti shqiptar si më i integruari, mund të shërbejë si një shembull në ecurinë dhe mbarëvajtjen e shkollës në këtë periudhë delikate që ajo po kalon.
Takimet respektive u lanë mbas një jave për shoqatat e emigrantëve, dhe mbas një muaji për të ndjekur ecurinë e këtij fenomeni shqetësues…
.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.