Defekt në “Blue Panorama” linja Tiranë-Ancona

Linja Blue Panorama
Linja Blue Panorama
 

Defekt në “Blue Panorama” linja Tiranë-Ancona

Një avion i linjës “Blue Panorama”
me rreth 200 pasagjerë në bord
që është nisur sot në orën 07:30
nga Tirana drejt Anconës ka bërë
ulje të detyruar, pas një avarie në ajër.
 
Një defekt i ndodhur në avion ka ngjallur panik tek udhëtarët që këtë mëngjes ishin nisur të fluturonin nga Tirana për në Ancona të Italisë. Avioni i kompanisë “Blue Panorama” është nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, por gjatë fluturimit, fare pranë nisjes, ka pësuar një defekt, që ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.
Në një lidhje direkte për Report Tv Abedin Mehmeti, një nga pasagjerët, i cili udhëtonte sot me “Blue Panorama” tha se në avion kishte rreth 200 pasagjerë, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë.
“Në orën 07:30 ishte nisja nga Tirana në Ankona. Doli një tym i cili trembi pasagjerët. Na njoftuan se duhet të zbresim. Ishim 200 veta në avion, kishte shtatzana dhe fëmijë.
Na kanë kthyer si kutia jo si njerëz. Në kthim avioni humbi kontrollin dhe në thamë se vdiqëm. Piloti manovroi në mënyrë të zgjuar dhe shpëtuam.
Kam udhëtuar dhe herë të tjera me këtë kompani dhe është një kompani që nuk ja vlen më të hipësh aty. Nuk duhet të presim që të vdesin njerëz që të merren masa nga shteti”, tha pasgjeri Abedin Mehmeti.
Avioni i linjës Tiranë-Ancona, i kompanisë “Blue Panorama” ka rinisur udhëtimin tre orë pas orarit zyrtar, duke u ngjitur në ajër në 10:00, tre orë nga 07:00 që ishte nisja e parë. Avioni është rikthyer në Rinas pas nisjes, në 07:38 sot. Menjëherë pas ngritjes dhe shfaqjes së problemit, është bërë ulje e detyruar në 07:57 ne Rinas. Ndërsa janë rinisur sërish drejt Ankonës në orën 10:00.
Foto e radarit nga flurturimi i avionit
Foto e radarit nga flurturimi i avionit
Sonia: 24/02/2019 18:45
Po e njëjta gjë ka ndodh edhe në qershor dhe mbetëm të terrorizuar thamë se vdiqëm dhe e keqja ishte që asnji nuk thoshte se çpo ndodhte dhe paniku nga humbja e kontrollit të avionit kujt i ra të fikët dhe kur kemi arritë në Bergamo desh na ka hudhë në autostradë, dhe nuk i hapeshin dyert avionit!! Që atëherë nuk kam për të marrë kurrë avion në jetën time kisha njëzet vjet që udhëtoja me avion po’ Tani edhe të ma falin biletën nuk dua t’ia di.
Ky nuk është rasti i parë që avionët e kompanisë “Blue Panorama” pësojnë defekte duke u kthyer në një shqetësim për pasagjerët që jo pak herë kanë mbetur të bllokuar në rrugë.
 
Familja e Pal Gjekos
Në avion e “Blupanoramës” ishin edhe dy udhëtarë të familjes së Pali Gjekos, nusja e djalit së bashku me foshnjën 15 muajshe… të cilët ishin të tronditur e të terrorizuar nga ngjarja e pësuar…
Foto e radarit nga flurturimi i avionit
https://shqiptarja.com/lajm/panik-për-udhëtarët-avioni-i-blue-panorama-pëson-defekt-në-ajër?r=kh2

 

About Jozef Radi 11 Articles
Jozef Radi Lindi 16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve” Per me teper vizitoni : http://www.radiandradi.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.