Koço Devole një artist i kompletuar

Artisti Koço Devole (1945-2020)
Artisti Koço Devole (1945-2020)

Koço Devole një artist i kompletuar

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), ishte skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rridhte nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.
Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946, familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.
Në nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë, përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi, etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.
Në 26 nëntor të vitit 2002, së bashku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshpërblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004-2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të RTSH-së në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë
Artisti Koço Devole (1945-2020)
Artisti Koço Devole (1945-2020)
-Çanta e zezë – 1986
-Gjuetia e fundit – 1992
-Të gjallë apo të vdekur – 1996
-Çanta me një milion – 1993
-Oreksi i madh 1994
-Një ditë i çmendur – 1995
-Revolja e heroit – 1996
-Pushime në Romë – 1996
-Mos shko, o trim – 1997
-Tre shokë pa shërbyesen – 2001
-Karafili dhe Kleopatra – 2001
-Milioneri – 2005
-Na ishte njëherë Shqipëria – 2009
 
Në vitin 1997, së bashku me Agron Llakën në “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë.
Koço Devole është autor dhe Regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.
Në vitin 2013, interpreton në serialin komik “O Sa Mirë” në rolin e profesorit të historisë Akil Boga.
Aktualisht që nga viti 2009, punon në tv Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifikse”, “Koço në parlamentin europian”, “Koço Kiçi në eoronews”, “Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime” aq e pëlqyeshme për teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar: “O sa mirë”.
About Jozef Radi 24 Articles
Jozef Radi Lindi 16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve” Per me teper vizitoni : http://www.radiandradi.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.