Kush ishte shqiptari i murosur prej 5 vitesh në vilën luksoze?

Vila ne Senago, provincë e Milanos
Vila ne Senago, provincë e Milanos

Kush ishte shqiptari i murosur prej 5 vitesh në vilën luksoze?

 
Të tjera detaje dalin në lidhje me skeletin e gjetur të murosur në një vilë të shekullit të XVI, në Senago, në provincën e Milanos, Itali. Mediat fqinje raportojnë se një nga pistat që policia po i mëshon më shumë është se eshtrat mund t’i përkasin një shqiptari të zhdukur në Xhenova në vitin 2013.
Eshtrat e gjetura nga punonjësit e ndërtimit, të cilët po bënin rikonstruksionin e godinës, iu besuan prokurorisë së Monzas dhe mjekësisë ligjore, për tu përpjekur që t’i japin një emër kufomës. Ndërkohë, policia vazhdon kërkimet në vendin e ngjarjes, në vilën luksozë. Eshtrat janë në ruajtur në gjendje të mirë. Kufoma ishte future në një pus rreth 15 metra të thellë, që kishte dalje nga një vrimë në mur. Agjentët e Njësisë Hetuese të Monzës kanë gjetur gjithashtu një xhaketë dhe pjesë të rrobave të tjera.
 
Duke filluar nga raportet e zhdukjes së pesë viteve më parë, hetuesit kanë mundur që të krijojnë një profil të kufomës, që korrespondon me mbetjet, llojin e rrobave të veshur në kohën e zhdukjes.
 
Shtetasi shqiptar i hetuar kishte një dosje penale për vjedhje dhe shfrytëzim prostitucionit. Raporti i zhdukjes ishte bëre nga vëllai në selinë e policisë të kryeqytetit Ligurian dhe atë kohë policia e kishte lokalizuar në zonën e Monzës, për më pas kishin humbur gjurmët ndaj tij. Megjithatë, për të pasur konfirmim zyrtar, nevojiten testet laboratorike. Autopsia mbi eshtrat do të konfirmojë nëse është apo jo një rast vrasjeje, hipoteza duhet të shqyrtohet nga hetuesit.

Marre nga www.botasot.info

About Jozef Radi 15 Articles
Jozef Radi Lindi 16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve” Per me teper vizitoni : http://www.radiandradi.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.