
Një turne shembullor i integrimit dhe kundra Racizmit
Vallemiano 12 maj 2019
Ditën e dielë me 12 maj 2019, pranë fushës sportive Vallemiano, u zhvillua Turneu: “Një goditje përtej kufijve”. Iniciativë me rëndësi kombëtare e ndërmarrë nga Shoqata Kryesore e Shqiptarëve të Marche, “Aquila di Ancona”, për organizimin e një turneu të futbollit me 8 lojtarë, në të cilin garuan disa nga përfaqësuesit kryesorë shqiptarë po edhe shoqata multikulturore në Itali, disa prej të cilave prej vitesh zbulojnë talente të reja, me ata që mbrritën në Itali, për t’i shpëtuar prej mjerimit në vendeve të tyre dhe për të gjetur në shoqëritë e emigranteve një mundësi për rritje kulturore dhe integrim social.
Skuadrat pjesëmarrëse të këtij turneu ishin pesë: Aquila di R. Pedro, Skanderbeg Fermo, Albanesi di San Benedetto, Il Volo di Aquila, Aquila di Ancona
Turneu filloi në orën 10.00 dhe vazhdoi gjatë gjithë ditës. Edhe pse e diela qe një ditë me shi të vazhdueshëm, kjo e vështërsoi mjaft Turneon, por gjithçka shkoi më së miri, kjo
falë angazhimit dhe frymës së vetmohimit të organizatorëve dhe lojtarëve, qe realizuan ket projekt të rëndësishëm të integrimit, i cili lejon të tërheqim më shumë të rinj të talentuar nga krahina e Marches e më gjerë.
Një meritë të veçantë, në krejt organizimin e këtij Turneu, Ka presidenti i Aquilas së Anconës, z. Pali Gjeko po edhe Bedri Mahmutaj, Vasil Nushi, Gëzim Zira, Granit Muçaj, Fatos Ndreu, trajnerët, lojtarët dhe gjithë ata që ndihmuan për mbarëvajtjen e këtij organizmi.
Në përfundim të këtij Turneu: “Një goditje përtej kufijve” Përshëndeti Presidenti i CONI-t për Marchen Fabio Luna, Assesori i Sportit Andrea Guidetti, Assesori i çeshtjeve Sociale, Stefano Foresi dhe Perfaqesuesi i Komunes, Marco Gnocchini.
Fituese doli Skuadra Aquila e sponsotizuar nga Restoranto Pedro, në vend të dytë Scanderbeg e Fermos.



Ndeshjet
Scanderbeg Fermo – Volo di Aquila 3-0
Aquila di R. Pedro – San Benedetto 3-2
Aquila di Ancona – Scanderbeg Fermo 2 – 4
San Benedeto – Volo di Aquila 4 – 2
Aquila Ancona – San Benedeto 1 – 3
Volo di Aquila – Aquila di R. Pedro 3 – 5
Aquila Ancona – Volo do Aquila 0 – 1 (al tav)
San Benedeto – Scanderbeg Fermo 1 – 3
Aquila Ancona – Aquila R. Pedro 0 – 1 (al tav)
Aquila di R. Pedro – Skanderbeg Fermo 4 – 0



Klasifikimi
Aquila di R. Pedro 12 4 0 13-5
Skanderbeg Fermo 9 3 1 10-7
Albanesi di San Benedetto 6 2 2 10-9
Volo di Aquila 3 1 3 6 -12
Aquila Ancona 0 0 4 3 – 9
Golshënuesi më i Mirë i Turneot Randi Zira (6 gola)
Portieri më i mirë i Turneut Leonard Gjergji
Trajneri më i mirë i Turneut Fatos Ndreu


Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.